
Forcat Ajrore Indiane thanë të marten (23 gusht 2022) se qeveria kishte shkarkuar tre oficerë pasi qëlluan aksidentalisht një rakete në Pakistan. Incindeti ndodhi në mars, por që dy rivalët e armatosur bërthamor e trajtuan me qetësi pasi nuk pati viktima.
Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e Incidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.
Raketa BrahMos — një raketë me aftësi bërthamore dhe për sulm tokësor e zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India — u hodh më 9 mars, duke bërë që Pakistani të kërkojë përgjigje nga Neë Delhi për mekanizmat e sigurisë në vend për të parandaluar hedhjet aksidentale.
Vajza 3 vjeçe, e shpallur ‘e vdekur’, zgjohet në funeralin e saj, pastaj vdes përsëri
“Një Gjykatë Hetimore, e ngritur për të vërtetuar faktet e çështjes, duke përfshirë dhe përgjegjësit për incidentin, zbuloi se devijimi nga procedurat standarde të funksionimit nga tre oficerë çoi në hedhjen aksidentale të raketës,” thanë forcat ajrore në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton Ora News.
Qeveria tha se tre oficerët u shkarkuan menjëherë.
Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me bazë në SHBA, rrezja e veprimit të raketës BrahMos është mes – 300 – 500 kilometra, duke e bërë atë të aftë të godasë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad nga një platformë lëshimi indiane veriore.
