Hodhën miliona lekë për fushatë. PD Elbasan mori vetëm 4 mandate

0
2

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë së fundmi raportin e auditit të fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.Një pjesë e këtij raporti ka të bëjë me shpenzimet që kanë bërë të gjithë kandidatët, që nga takimet elektorale, fushata në media dhe në rrjetet sociale.
Në raport janë përfshirë 118 kandidatë, të cilët kanë deklaruar shpenzimet e tyre në fushatën 30 ditore.
Rezulton se kandidati që ka shpenzuar më shumë lekë në këto zgjedhje ka qenë ai i qarkut të Tiranës, Grigels Muccollari.
Ai ka deklaruar 4.2 milionë lekë të reja shpenzime në këto zgjedhje nga të cilat 1.7 milionë i ka deklaruar si shpenzime në media dhe 1.1 milionë në rrjetet sociale.

Ardit Murataj