Hodhi shokun nga ura dhe fshehu krimin, Gjykata e Durrësit lë në burg Majlind Habibin.
Në gjykatën e Durrësit u zhvillua masa e sigurisë ndaj shtetasit Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit më 2 dhjetor.
Ngjarja kriminale u zbulua një javë më pas nga policia e Durrësit që ndaloi si autor të dyshuar fqinjin e viktimës, 35-vjeçarin Habibi që e ka shtyrë qëllimisht në kanalin e ujërave të ndotura, duke i shkaktuar atij vdekjen
Më pas e ka mbajtur të fshehur krimin, ndërsa familjarët e viktimës dhe policia ishin vënë në kërkim të Shkozës 33-vjeç.
Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor në kanal, ndërsa më 10 dhjetor policia njoftoi ndalimin e fqinjit të tij Habibi.
Top Channel