Holanda dhe Ekuadori ndajnë nga 1 pikë, Katari jashtë Kupës së Botës (VIDEO)

0
101

Grupi A i Kupës së Botës mbyll edhe xhiron e dytë. Ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit rezultoi një test shumë i vështirë për skuadrën Luis Van Gal, i cili nuk arriti të merrte maksimumin nga kjo sfidë pas fitores së parë me Senegalin.

Vetëm nga një pikë për të dyja skuadrat ku protagonistë u bënë sërish njerëyzit që zgidhën sfidat e para, Gakpo dhe Enner Valencia që bëhet gjithashtu golashënuesi më i mirë i kampionatit me tre realizime.

Ky barazim nxjerr jashtë loje Katarin që bëhet e para skuadër organizatore në histori që eleminohet pas dy raundve të para.