Horoskopi 18 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

0
322

Dashi

Sot do keni pakënaqësi si nga ana profesionale ashtu edhe në financat tuaja, por për fatin e mirë, Hëna ngrihet në fushën e dytë. Përfitoni nga kjo gjë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por edhe për të gjetur mënyra dhe itinerare të reja. Tregohuni më të dashur me personin e zemrës suaj dhe me familjarët tuaj, duke filluar nga vëllai juaj.

Demi

Dita e mrekullueshme e ndritshme, ashtu si ju! Do jeni të mbështetur nga Hëna, Neptuni, Urani, Marsi dhe Jupiteri. Kjo do ju lejojë të vlerësoni dhe konsolidoni prestigjin tuaj profesional: do të jeni aktiv, të gjallë dhe të etur për të shprehur idetë dhe cilësitë tuaja. Në dashuri do jeni më të këndshëm nëse e shprehni atë me gjeste dhe jo fjalë, do vlerësoheni më shumë nga i dashuri.

Binjakët

Do jetë një e enjte pa arritje të mëdha dhe pa lëvdata. Hëna do ju bëjë të ndiheni shumë dembela dhe kjo nuk do ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura në lidhje me ndjenjat e fshehta dhe angazhimet e pazgjidhura të punës. Edhe në mbrëmje do i mbani me vështirësi premtimet tuaja, për shkak të Marsit që d tentojë t’ju rishë darkën tuaj. Anulloni disa angazhime dhe flini më gjatë.

Gaforrja

Hënën dhe Marsin do i keni aletatë dhe nuk do ju lënë të dështoni në asgjë. Përpiquni që të bëni punën tuaj të sigurt dhe sa më shpejt. Bëhuni më të ndjeshëm ndaj partnerit dhe anëtarëve të familjes. Do merrni shumë dashuri nga miqësia.

Luani 

Ju jeni të pakënaqur kudo, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Do përpiqeni të punoni vetëm pa patur presionin e askujt dhe duke shmangur mankthin e shpenzimeve. Në marrëdhënien me partnerin mos mbani një qëndrim që të tregoni viktimizim.

Virgjëresha

Ju keni ide brilante dhe do mirëpriten nga shefi apo kolegët tuaj me entuziazë. Fantazia do jetë çelsi juaj kyç në punën sot. Do jeni shumë mirënjohës, i vendosur dhe aktiv. Do shkëmbeni mesazhe romantike me partnerin tuaj dhe imagjinata nuk do ketë kufij.

Peshorja

Është koha për të shfrytëzuar çdo rast dhe mos humbisni asgjë: madje edhe punët që deri më sot që ju dukeshin të pamundura, sot do ju duken jashtëzakonisht të lehta dhe do arrini pozicione të suksesshme. Situata profesionale është e favorshme. Personi që dashuroni do të jetë më afër jush se kurrë dhe do të ndajë me ju gëzimet që mbrëmja do t’ju ofrojë.

Akrepi

Do e merrni jetën me shumë më tepër filozofi se zakonisht! Marrëdhëniet tuaja sentimentale do të gjallërohen nga Hëna në Demi, përballë shenjës; do të jeni më pak kërkues me partnerin tuaj. Edhe beqarët do ankohen shumë më pak, ata do të kuptojnë se është më mirë të jesh i durueshëm sesa ta hedhësh veten në krahët e personit të parë që të del përpara.

Shigjetari

Hëna flet për punë dhe biznes; përqëndrohet në vlerat e komunikimit dhe marrëdhënies ndërnjerëzore. Ju ecni me idenë se miqësia është shumë e shtrenjtë njësoj si ajo thënia “kudo që gjen një mik, gjen një thesar. Miqtë luajnë një rol themelor, ju një jeni këshilltarët dhe nxitësit e iniciativave të cila mbështeten me entuziazëm nga të gjithë.

Bricjapi

Fati ju mbron, veçanërisht nëse shkoni në një vend të largët: ju pëlqen të udhëtoni, ju relakson dhe ju jep inpute të reja, edhe nëse frymëzimet që rrjedhin prej tij nuk do të jenë menjëherë të mundshme. Një jetë më e fortë sociale mund të krijonjë marrëdhënie interesante dhe njohje të reja.

Ujori

Ju jeni një person i shëlqyer dhe keni plot burime dhe njohuri. Me pak fjalë, ju do të jeni në gjendje të përmbushni të gjitha angazhimet tuaja dhe të merrni përsipër çdo situatë në një mënyrë të shkëlqyer pavarësisht rrethanave.

Peshqit

A e keni menduar se shtëia ka nevojë për një ndryshim të ri këto kohë? Është dita ideale për ta realizuar këtë ndryshim, mos hezitoni. Miqtë ju ofrojnë mendjemprehtësi, shkathtësi dhe madje edhe pak fat! Do tregoheni më serioz me dike që sapo keni njohur, por jini të kujdesshëm në bërjen e premtimeve.

Ora News