Horoskopi 20 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

0
244

Dashi

E shtuna plot premtime. Do bëni takime që do lënë shenjën e tyre duke ju inkurajuar për problemet që keni pasur deri më tani. Në përgjithësi dita do ju shkojë mirë, por keni shumë punë për të bërë. Atmosfera në dashuri do jetë e bukur dhe përjetoni shumë gëzime.

Demi

Mos i krijoni me zor situatat jo fort të këndshme. Mësoni të jeni fleksibël, nuk do jetë aspak e vështirë për ju. Analizoni në mënyrë kritike çdo situatë dhe vazhdoni të këmbngulni tek faktet. Është një e shtunë ideale për të zgjidhur problemet që keni në shtëpi dhe për të organizuar angazhimet për javën e ardhshme.  Në dashuri, sqarime do jenë të nevojshme.

Binjakët

Përgatituni sepse disa mundësi të mira janë shumë afër. Ju keni energji dhe freski mendore; idetë tuaja vlerësohen nga të gjithë. Neptuni dhe Marsi nuk ju lejojnë të jeni të kënaqur me marrëdhënien e  dashurisë. Mbani nën kontroll dëshirën tuaj për risi të reja.

Gaforrja

Duhet të jeni të kënaqur dhe të vlerësoni gjërat e thjeshta në jetë: ato që keni, të dashurin dhe miqtë tuaj. Qetësia dhe emocionet do t’ju lejojnë të rimbushni bateritë tuaja (të shkarkuara) dhe të planifikoni siç duhet ditën e nesërme dhe të hënën. Shkoni në pishinë ose det për të notuar. Në çift pasioni është i lartë.

Luani

Planetet do ju bëjnë të shoqërueshëm dhe të etur për të zbuluar horizonte të reja: vrulli krijues i ideve tuaja është fantastike. Përfitoni nga kjo ditë e cila do ju bëjë të qëndroni të veçantë në fushat sociale dhe sentimentale. Mbrëmja dhe nata do të jetohen intensivisht me ata që i doni, duke e lënë veten të tërhiqet nga aroma e shqisave.

Virgjëresha

Do jetë një e shtunë ku nuk është e nevojshmë shumë argëtimi. Shmangni klubet e mbushura me njerëz ose ahenge sese do nervozoheni shumë. Në dashuri mos mbani dyshime ose hutime, nëse keni ndonjë shpreheni: kjo është koha për të sqaruar gjërat midis jush dhe partnerit tuaj, për të shpërndarë çdo hije dhe rregulluar marrëdhënien tuaj si çift.

Peshorja

Pozicioni i bukur i Hënës ju jep mundësinë të komunikoni qartë dhe sinqerisht me të gjithë njerëzit që ju interesojnë. Nëse është dikush i veçantë në jetën tuaj, sot do jetë dita ta shprehni këtë gjë. Është koha duhur për të ndryshuar qëndrimin e çiftit: ndryshoni zakonet dhe bëni gjëra të reja për ta bërë marrëdhënien e dashurisë më të lumtur.

Akrepi

Kalimi i Hënës vazhdon në Fushën tuaj të tetë, në pikën më pasionante. Marsi, planeti i seksit dhe pasionit është në aspektin trine. Një marrëdhënie e ndaluar apo e pamundur deri më tani, do fillojë të marrë formë dhe shpresë. Një lajm i mirë për beqarët po vjen.

Shigjetari

Mendimet e lëkundura do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës sot. Mbani mend, nuk do ju shërbejë aspak mirë lëkundja dhe ndryshimi i mendjes gjatë gjithë kohës në gjërat që bëni. Nëse ju del një situatë, përballuni me të, mos e neglizhoni sese në fund do dilni humbës.

Bricjapi

Përpiquni të angazhoheni në diçka këtë të shtunë. Do keni raporte të lëkundura me njerëzit. Kujdes nëse udhëtoni. Kushtojini më shumë rëndësi të dashurit tuaj . Jini më metodikë në dietën tuaj dhe aktivitetet fizike.

Ujori

Jeni të mbrojtur nga Hëna dhe mund të bëni gjëtat e preferuara që ju dëshironi shumë lehtësisht. Rrethanat që ju ndodheni, do ju ndihmojnë të arrini atë që keni në mendje. Së bashku me suksesin personal vijnë edhe angazhimet. Nëse jeni i dashuruar fryma e re dhe ndjesi të bukura do ju mbushin ditën. Do jeni të qetë dhe të lumtur.

Peshqit

Dita është e ndërlikuar, e penalizuar nga një humor i luhatshëm, por edhe nga tensionet në familje që duhet t’i zgjidhni patjetër një herë e mirë. Klima pak e tensionuar edhe në marrëdhënien e dashurisë, veçanërisht nëse marrëdhënia ka qenë në krizë për ca kohë. Lini xhelozitë dhe dyshimet jashtë derës.

Ora. Tv