Dashi
E martë e favorizuar nga yje që sjellin risi dhe shpërblime emocionale, sidomos nga miqtë më të dashur. Një zemër paqësore dhe e dashuruar ju bën të jetoni emocione të diktuara nga dashuria dhe në shumë raste, nga miqësia dhe solidaritetit. Shumë stimuj intelektualë dhe ide krijuese për të realizuar projekte ambicioze. Mos rrini vetëm, dilni dhe argëtohuni me shoqërinë.
Demi
Ju jeni në kushtet më të mira psikologjike për të kryer punët dhe të gjitha llojet e aktiviteteve praktike. Rezultatet më të kënaqshme do të vijnë për ata që kanë një aktivitet që kërkon aftësi komunikimi dhe aftësi bindëse, siç janë përfaqësuesit e shitjeve. Përpiquni të mos mbani një qëndrim kokëfortë ndaj një çështje që është bërë shumë e vjetër.
Binjakët
Parashikime të shkëlqyera për Binjakët në shoqërinë e partnerit sentimental. Do shoqëroheni nga një ndjenjë e mirëkuptimit të thellë, e tërheqjes së madhe fizike dhe dëshirës për të eksperimentuar çdo lloj emocioni. Nëse jeni beqarë nuk do zhgënjeheni aspak nga mundësitë që do ju ofrojë kjo ditë.
Gaforrja
Hëna sot do t’ju japë një mësim jete që do ju shërbejë shumë për mirë. Lejo që bota juaj e fantazisë të udhëtojë paralelisht me jetën e përditshme, me realitetin tuaj shpesh të besdisshëm. Lëreni veten të gëlltitet nga fantazia dhe më pas të rishfaqeni të rigjeneruar dhe me ide edhe më të qarta. Duke praktikuar këtë sjellje do të jeni në gjendje të arrini atë që keni ëndërruar gjithmonë.
Luani
Sot do përballeni me ulje-ngritje në marrëdhënie me partnerin tuaj të zemrës se me partnerin e biznesit. Në të gjitha rrethanat, përpiquni të përdorni mirë aftësitë tuaja, pa abuzuar me fuqinë që ju japin situatat. Mbani mend se në çdo konkurrencë është e rëndësishme të dini se si të fitoni pa shtypur kundërshtarin.
Virgjëresha
Sot dhe nesër do jenë ditët perfekte për t’u kujdesur për veten, shëndetin, trupin tuaj dhe pamjen tuaj. Në këtë periudhë ju keni mbrojtje të mira astrale që ju japin energji fizike dhe optimizëm. Do i kushtoni rëndës sporteve, udhëtimeve dhe pushimeve. Tregohuni pak të duruar për ndryshimet rrënjësore ose të rëndësishme që doni të bëni në look-un tuaj.
Peshorja
Lërini situatat e vjetra pas krahëve dhe do shihni sa para do ecni në gjërat tuaja. Ju jeni të prirur të bëheni romantik dhe bujar me ata që doni dhe për pasojë fitoni admirimin dhe respektin e të gjithë njerëzve. Në punë, përdorni kretivitetin tuaj.
Akrepi
Fati, krijimtaria ekspresive dhe reflekset e prirura ju ndihmojnë të mos bini në një gjendje qetësie dhe jo produktve. Për t’u ndier mirë në shtëpi, merrni disa masa të thjeshta që do ju ndihmojnë të ndiheni komod dhe përpiquni të mos e bëni shumë rrumujë.
Shigjetari
Yjet do ju ndihmojnë të jeni më të vëmendshëm në shfrytëzimin e mundësive për rritje personale. Do jeni dinamikë dhe aktivë në shumë fronte dhe do keni lehtësi në kontakte me biznese apo miqësi. Pranoni një ftesë të papritur nga një person i njohur kohët e fundit.
Bricjapi
Sot dhe nesër janë ditët ideale për të marrë hak ndaj dikujt që ju ka besdisur në të kaluarën. Mjedisi i punës është mjaft stimulues, diçka pozitive do ndryshojë jetën e përditshme dhe marrëdhëniet me kolegët apo bashkëpunëtorët. Kjo ndihmon në disponimin tuaj.
Ujori
Planetet sot do të stimulojnë ndjeshmërinë, guximin dhe pasionin tuaj në dashuri. Do ishte akoma më argëtuese nëse do kishit një lidhje emocionale me Dashin, Binjakët apo Luanin. Mbështetuni në vitalitetin dhe kreativitetin dhe do të jeni në gjendje të merrni atë që dëshironi nga jeta.
Peshqit
Të qënurit një person i ëmbël, bujar, i dashur dhe i talentuar me një intuitë të madhe, ju ndihmon si të demonstroni pjekuri në të gjitha rrethanat. Do jeni aktivë dhe të pavarur. Shpesh, në momente shumë produktive për ju , duhet pasur kujdes që të mos krijoni zili, veçanërisht nëse bashkëpunoni me njerëz që i keni njohur së fundmi.
/Ora News.tv/