Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ditën e sotme, brenda një apartamenti në qytetin e Solingen janë gjetur trupat e pajetë të 5 fëmijëve nga 1-8 vjeç.
Sipas dyshimeve të para fëmijët i përkasin një familje pasi gjyshja kishte njoftuar policinë se një nënë 27- vjeçare kishte vrarë 5 fëmijët e saj dhe ishte gati ti merrte jetën dhe fëmijës së 6-të.
Policia menjëherë ka shkua në vendin e ngjarjes dhe nënë pasi ka diktuar uniformat blu është larguar dhe sipas njoftimeve është hedhur përpara një makine duke e përplasur rëndë atë.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa fëmijët e vdekur u gjendën brenda një apartamenti privat njofton policia.
© SYRI.net