Horror në Greqi, 42-vjeçari rreh për vdekje të ëmën

0
110

Një krim i rënd ka tronditur komunitetin lokal të Heraklion në ishullin e Kretës në Greqi.

Një 42-vjeçar ka rrahur për vdekje nënën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka ndodhur në mëngjes në një lagje në qendër të Heraklionit kur 42-vjeçari ka marrë një send prej druri dhe ka goditur nënën e tij, deri sa kjo e fundit ndërroi jetë.

Një ambulancë e EKAB-it ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë gruas fatkeqe.

42-vjeçarja dha frymën e fundit në shtëpi, raporton protothem.gr.

Ndërkohë autori i krimit tronditës është arrestuar nga policia.

Nga informacionet thuhet se 42-vjeçari po përballet me probleme psikologjike./abcnews.al/