Një i ri i veshur me një kostum të një personazhi vizatimor i ka vënë flakën vetes në Kullën Galata, në Stamboll.
28 vjeçari vraponte duke ulëritur, i përfshirë nga flakët, ndërsa tregtarët e zonës janë munduar ta shuanin zjarrin me një zjarrfikës.
Pjesa tjetër e kalimtarëve që u ndodhën aty nuk ndërhynë për ti ardhur në ndihmë të riut teksa shumë prej tyre e kanë filmuar ngjarjen.
Ai mendohet se ka derdhur në trup një lëng djegës së cilit i ka vënë flakën.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia të cilat e dërguan të riun në spital ku u konstatua një djegie e shkallës së dytë dhe të tretë, raporton Protothema.