Horror, shqiptari gjendet i vdekur me fytin e prerë me motosharrë në Kretë

0
128

Vdekja e 35-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur me sharrë elektrike në fyt në një fushë në zonën e Katsiveliana në Celino të Chania i atribuohet një aksidenti tragjik, i cili ndodhi para syve të një çifti.

Sipas vlerësimeve të para të mjekut që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, si dhe dëshmive të bashkëshortes dhe një shoku të tij që ndodhej me ta në terren, 35-vjeçari nga Shqipëria ka tentuar të presë dru me sharrë elektrike me zinxhir, por për shkak të trajtimit të ngathët, sharra elektrike i rrëshqiti nga duart dhe i preu kokën, raporton Protothema.gr.

Ngjarja tragjike  ka ndodhur pak pas orës 11 të mëngjesit dhe dëshmitarët e tronditur kanë njoftuar menjëherë EKAB-in, por ata nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Megjithatë, do të kryhet autopsi për të përcaktuar nëse aksidenti ka ndodhur në të vërtetë siç përshkruhet.