SPAK sekuestroi 7 prona të të ashtuquajturve drejtorët e kompanisë “5D Konstruksion”. Pronat janë në emër të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Mollë si dhe familjarëve të tyre. Është sekuestrua shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, si dhe pronat që dyshohet se janë krijuar nga përfitimet e tenderave abuzivë të kësaj kompanie
Ndërkohë, një nga pronat që është vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO, është edhe një hotel luksoz në Durrës, 24% e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, regjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë.
“Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit Redi Molla, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.