Hoxhallari ngre titullin në qiellin bardheblu, tifozët pushtojnë fushën

0
137

Erjon Hoxhallari ka ngritur titullin e 26-të të Tiranës në ndeshjen e fundit të tij me bardheblutë.

Festë e madhe e bardhebluve, me lojtarët dhe tifozët që kanë hyrë në fushë dhe kanë festuar për të dytën herë brenda këtij sezoni.

E kishin fituar titullin që në derbi matematikisht, por sot ishte dita e trofeut dhe e kanë shijuar atë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili u dorëzoi medaljet protagonistëve./ abcnews.al