Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete një 17-vjeçare, banuese në Gjirokastër.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçarja është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al