Një i moshuar në Krujë me iniciale A.B 80 vjeç është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte ku për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se ishte në gjëndje të rënduar psikilogjike.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.