Humb jetën i paraburgosuri italian/ Pësoi arrest kardiak teksa u shtrua në Spitalin Onkologjik

0
36

Një i paraburgosur italian ka humbur jetën në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.

Mësohet se shtetasi italian ishte shtruar më parë, më 28 tetor në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim.

Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

 

Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal./abcnews.al