Humb jetën Klajdi Mansaku, dyshohet se u hodh nga kati i 10-të i një pallati në Spanjë

0
53

Klajdi Mansaku, 26-vjeçari i cili rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare, raportohet se është gjetur i vdekur në Spanjë.

Dyshohet se Mansaku, 26 vjeç, u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati në shtetin spanjoll.

Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një ngjarje të ndodhur më 15 prill 2023, ku pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi që të vrasë me armë dy të rinj Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu.

Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u arrestua edhe Sheflid Karat, bashkëpuntori i Mansakut.

 

Top Channel