Humb jetën në aksident një punonjës policie

0
406

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rubik-Rrëshen ku një person ka humbur jetën. Mësohet se viktimë nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur polici Gezim Lazri, i cili sapo kishte lënë shërbimin.

Në aksident u përfshi makina që drejtohet nga polici dhe një me targa amerikane. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë manovra e gabuar e mjetit me targa të huaja.

Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.