Humb jetën punëtori i ndërtimit/ Tiranë, 28-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku punonte

0
95

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/