Humb kontrollin, kamioni bllokon rrugën Lin-Pogradec

0
83

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.

Drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe del nga rruga, duke  bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.

Policia në vendgjarje po punon për zhvendosjen e kamionit.

Drejtuesi i kamionit, i cili ka marrë lëndime, deklaron për policinë se e humbi kontrollin pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë.