Humbi jetën gjatë çmontimit të një skele, policia arreston drejtuesen teknike. Shpallet në kërkim administratori dhe sipërmarrësi i kompanisë

0
2

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ditën e djeshme në punë, ka arrestuar drejtuesen teknike të punimeve, pasi një 59-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në çmontimin e skelave.

Njoftimi i Policisë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavajë, ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E.Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit  M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)