Humbi me Shqipërinë, Polonia shkarkon trajnerin Fernando Santos

0
143

Federata polake e futbolit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Fernando Santos. Portugezi u shkarkua sot nga detyra që e mbante lidhur me kombëtaren polake, për shkak edhe të humbjes në Shqipëri 2-0.

Disfata në “Air Albania” e zbriti Poloninë në vendin e pestë në grupin eleminator për kualifikueset në Euro 2024.

Sfidat e fundit kualifikuese kombëtarja polake do t’i luajë me një trajner të ri, që do të ketë detyrën e vështirë të kualifikojë skuadrën në europianin gjerman.

Fernando Santos u vu në stolin e Polonisë menjëherë pas mbarimit të Kupës së Botës vitin e shkuar. Më përpara ai drejtoi Portugalinë, me të cilin arriti dhe suksesin e fitimit të Europianit 2016