Hungaria përjashton nga taksat gjatë gjithë jetës nënat me 2 ose më shumë fëmijë

0
2

Hungaria prezantoi të hënën një reformë gjithëpërfshirëse për të mbështetur nënat duke i përjashtuar ato kryesisht nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.

“Hungaria po bën histori me uljen më të madhe të taksave në Evropë dhe në të gjithë botën perëndimore! Kjo nuk është thjesht një reformë; është agimi i një epoke të re për ekonominë e Hungarisë,” tha kryeministri Viktor Orban në X.

Sipas Organ reforma prezanton ekonominë e parë në botë të përqendruar te familja përmes hapave të mëposhtëm:

• Nënat e reja me një fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat derisa të mbushin 30 vjeç.

• Nënat me dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat.

Orban theksoi se ky hap monumental siguron të ardhmen e familjeve hungareze për breza, duke i vendosur familjet në qendër të strategjisë ekonomike të vendit.

“Sipas çdo standardi, kjo reformë është një ndjesi globale – një lëvizje e paprecedentë e krijuar për të forcuar dhe festuar familjet hungareze për dekadat e ardhshme”, shtoi Orban.

Hungaria ka prioritet prej kohësh politikat që inkurajojnë rritjen e familjes. Vendi është përballur me sfida demografike, duke përfshirë një rënie të lindjeve dhe një popullsi në plakje. Si përgjigje, qeveria ka zbatuar disa masa pro-familjes për të kthyer këto tendenca dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme të popullsisë.

/vizionplus.tv