Hyjnë të grabisin shtëpinë e drejtorit të Shkollës, i tremb ambulanca. Njërin e kapi komshija

0
284

Një tentativë grabitjeje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.

Dy persona të armatosur kanë hyrë brenda një banese  3 katëshe  në pronësi të Zef Therçaj,  drejtor i shkollës së Mesme të Zejmenit.

Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm dhe nga informacionet e para dy personat kanë hyrë brenda shtëpisë për të vjedhur por nuk kanë mundur të marrin gjë pasi janë trembur nga kalimi i një ambulance dhe kanë menduar se ishte policia.

Mësohet se banorët kanë mundur t’i identifikojnë dhe ndalojnë njërin prej autorëve ndërsa tjetri ka arritur të largohet.

Lezhë, Hyjnë të grabisin shtëpinë e drejtorit të