Hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pronave, procesi nis pas 5 shkurtit

0
2

Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më 22 Janar.

Ndërkohë, procesi do të hapet javën e dytë të shkurtit, dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026. Rivlerësimi u jep mundësi të gjithë individëve që kanë në pronësi  pasuri të paluajtshme, të rrisin vlerën e saj duke e bërë të barabartë me vlerën e tregut.

Ky proces pritet të rihapë shit-blerjen e pronave, pasi pronarët dhe agjencitë ishin në pritje të miratimit të ligjit,  për të mos paguar normën tatimore në 15%.

Por, cilat janë procedura kryesore që përcaktohen në ligj dhe që t që duhet të  ndjekin qytetarët për rivlerësimin?

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

Në këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin bazën e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.