Hyn për të peshkuar, zhduket peshkatari 32-vjeçar te Currilat. Rrobat gjenden në breg të detit, por…

0
195

Zhduket një 32 vjeçar nga qyteti i Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka siguruar të dhënat e para për “BalkanWeb” referuar burimeve policore bën me dije se i riu një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Por meqë nuk ka dalë në breg dhe i janë gjendur në afërsi të Currilave rrobat e tij, dyshohet se mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi.

Burime nga familja bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare por deri tani pa rezultat. Kërkimet kanë filluar edhe sot që në orët e para të mëngjesit.

 

Sipas dëshmitarëve nga bregdeti i Currilave kërkimet po bëhen shumë thellë nga bregu