Harta e re gjyqësore hyn në fuqi sot në vendin tonë, ku pesë gjykata Apeli shkrihen në një të vetme, në kryeqytet.
Harta e re parashikon të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative.
Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha se nuk ishte një proces i lehtë por ka si synim rritjen e shërbimit të cilësisë në gjykata.
Llagami: KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa edhe strukturore, pra harta e re gjyqësore. Ishte një tendencë që sot po shkojnë gjithë vendet e zhvilluara, rritjen e shërbimit të cilësisë që japin këto gjykata. Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqatrë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku.
Nuk ishte procesi i lehtë, na mori 3 vjet. Nuk ishte diçka e thjeshtë, pasi përballeshim çdo ditë me prioritete. Nuk do ishte bërë nëse ne s’do kishim edhe mbështetjen e partnerëve tanë. Me gjithë kundërshtitë dhe dilemat arritëm ta miratonim se e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim. Sot është koncept shërbimesh,