Hynë në banesë, vodhën një shumë parash dhe rrahën çiftin e të moshuarve, ende të pa identifikuar autorët e grabitjes në Vlorë

0
2

Informacion Paraprak/

Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.