Momente frike ka përjetuar një 18-vjeçare pasi u tentua të rrëmbehej nga një 38-vjeçar në Elbasan.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.K., ka hyrë në banesën e të resë pa dëshirën e saj dhe e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta rrëmbejë.
38-vjeçari rezulton me precedent penal në fushën e vjedhjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.