Hyri në det për t’u larë, mbytet 60-vjeçarja nga Elbasani tek “Shkëmbi i Kavajës”

0
196

Një tjetër viktimë. Policia bën me dije se 60-vjeçarja me iniciale K.K është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Gruaja ishte futur në ujë për t’u lartë por nuk mundi të dilte më prej tij. Policia ndodhet në vendin e gnajrjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

J.V/Dosja.al