
Ediola Braha, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste në legjislaturën e kaluar, është emëruar dje anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ajo hyri në Kuvend në vend të deputetit gjirokastrit Vangjel Tavo dhe në fund të mandatit ju bashkua Partisë Socialiste. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ediola Braha është shpërblyer me post në shtet, për ndryshimin që bëri në fund të mandatit.
Në vendimet e Këshillit të Ministrave, të miratuara dje më 16 nëntor, thuhet se ish-deputetja është emëruar anëtare në ndërmarrjen shtetërore. Ediola Braha ka qenë dhe kryetare e LSI në Gjirokastër dhe drejtoreshë e Spitalit Tepelenë.
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 5, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ediola Braha emërohet anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
