Hyri për t’u larë në liqenin e Grizhës, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

0
2

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në liqenin e Grizhes, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën ndërsa po lahej në ujë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, autoritetet kanë marrë informacion se shtetasi E. N., 38 vjeç, ishte futur në liqen rreth orës 19:00 dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Policia Kufitare kanë nisur kërkimet, të cilat kanë zgjatur disa orë. Rreth mesnatës, trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në liqen, çka ka sjellë humbjen e jetës në mënyrë të menjëhershme.

Njoftimi:

 

Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.