Hyrja e variantin të rrezikshëm Delta në Shqipëri, reagon Ministrja Manastirliu: Ja çfarë i kërkon qytetarëve

0
170

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit të hyrjes në vendin tonë së variantin Delta të koronavirusit, duke i bërë apel qytetarëve për t’u vaksinuar.

Ajo gjithashtu bën thirrje për respektimin rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast të dyshimi apo në rast konfirmimi të virusit.

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!”, shkruan Manastirliu.

Fax