Hysaj ka besim te skuadra, Gjasula kënaqet edhe me 4 pikë në 2 sfida

0
108

Ishin Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula dy lojtarët e radhës në konferencën e shtypit të Kombëtares Shqiptare. Një ditë përpara nisjes për në Islandën e largët, dy senatorët kuqezi shprehin bindjen që kanë te forca e kësaj skuadre.

Hysaj theksoi se ekipi është gati por është fusha që do të tregojë forcën e vërtetë të kësaj skuadre. Më tej, fjalën e mori Klaus Gjasula që theksoi se skuadra ka cilësi por nuk pranoi t’i konsideronte kundërshtarët inferiorë

“Nuk mendoj që Islanda dhe Izraeli janë poshtë nivelit tonë. Ne jemi shumë afër tyre si nivel. E kemi pasur të vështirë në të shkuarën me ekipe të tilla por ne jemi rritur shumë si skuadër dhe unë jam optimist e besoj se do të bëjmë paraqitje të mira.

Edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këto dy ndeshje. Islanda luan shumë mirë fizikisht dhe është një skuadër shumë kompakte. Luajnë gjithashtu në kundërsulm por ne duhet të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Asllani është i ri, ka shumë talent dhe do ta ndihmojë shumë skuadrën me cilësitë që ka. Lojtarë si ai na jepin shumë forcë për të luajtur më mirë”.