I akuzuar për përdhunim në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën, e konfirmoj…

0
114

Policia greke arriti të marrë rrëfimin e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi qe akuzohet per perdhunimin e nje gruaje dhe tentoi të abuzonte me një tjetër, para se ai të dërgohej në gjykatë.

I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” dyshohet se ka pranuar akuzat ndaj tij.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek anti-plumb dhe duke çaluar lehtë. Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me makinë policie per t’iu dorëzuar autoriteteve greke.

Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.