I akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, GJKKO lë në burg ish drejtorin e policisë së Lezhës Henrigert Mitri

0
39

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish drejtorin e policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.

Në seancën me dyer të mbyllura, Mitri nuk ka pranuar të japë sqarime ndërsa ai akuzohet se dekonspironte operacionet anti kanabis që zhvilloheshin në qarkun e Lezhës.

Ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit. Ish-drejtori i policisë së Lezhës ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në maj të këtij viti.

 

Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Shkeljet e ish-drejtorit u zbuluan nga zbërthimi i aplikacioneve “Sky-ECC”./abcnews.a