Në Brazil, një gjinekolog, Nicodemos Junior Estanislau Morais, u dënua me 277 vjet, dy muaj e 19 ditë burg për përdhunimin e 21 grave në qytetin e Anapolis.
Burri gjithashtu do të duhet të paguajë 100,000 reale (rreth 19,000 euro) si kompensim për dëmin moral për secilën prej viktimave.
Mjeku gjinekolog u shpall përgjegjës nga gjykata për krimet e përdhunimit, abuzimit dhe ngacmimit seksual.