I apasionuar për ngjitjen e rrokaqiejve, 30-vjeçari humb jetën pas rënies nga kati i 68-të i ndërtesës në Hong Kong

0
230

Një francez i njohur për ngjitjen e rrokaqiejve nëpër botë ka vdekur pasi ra nga kati i 68-të i një ndërtese në Hong Kong.

Remi Lucidi, 30 vjeç, ishte në kompleksin Tregunter Toëer në Hong Kong kur ra për vdekje pasi thuhet se u bllokua jashtë një apartamenti nën çati.

Sipas hetuesve, Lucidi ka mbërritur në pallat në mbrëmje dhe i ka thënë rojës së sigurisë se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

Lucidi besohet të ketë arritur në një kat të fundit dhe sipas South China Morning Post, ai u bllokua jashtë dhe filloi të trokiste furishëm në një dritare, duke befasuar një punonjëse pastrimi e cila ishte brenda.

Pas këtij çasti, ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Zyrtarët e Hong Kongut pretendojnë se roja i sigurisë së ndërtesës u përpoq të shqyrtonte pretendimin e Lucidit për të vizituar një mik në katin e 40-të, por 30-vjeçari kishte kapur tashmë një ashensor deri atëherë.

Policia gjeti në vendngjarje kamerën sportive të Lucidit, e cila përmbante video të sporteve ekstreme. Një deklaratë zyrtare dhe shkaku i vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende nga policia e Hong Kongut.

Pak para vdekjes së tij, Lucidi postoi një fotografi të horizontit të Hong Kongut në profilin e tij në Instagram.

Sipas faqes së tij në rrjetet sociale, Lucidi tentoi marifete në pjesë të ndryshme të botës, si Bullgaria, Portugalia, Franca, Ukraina dhe Dubai.

Në një foto të postuar në Instagram më 16 korrik, Lucidi bëri një selfie teksa ishte varur nga shkallët e majës së një ndërtese në Gabrovro, Bullgari. Ai shkroi foton: “Jeta është shumë e shkurtër për të ndjekur njëbrirëshit”.