I arrestuar si truri financiar i organizatës së Suel Çelës, kompania e Bujar Shegës kontrollon tenderat e pastrimit në Elbasan

0
2

Një operacion i SPAK u pasua nga 21 masa sigurie, 18 prej të cilave janë “arrest me burg”. Mes të arrestuarve është edhe biznesmeni Bujar Shega, i cili është arrestuar në Milano.

Bujar alias Marsel Shega konsiderohet si truri financiar i organizatës kriminale që drejtohet nga Suel Çela, një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Shega është pronar i dy kompanive, por gjithashtu ai ka qenë ish-ortak në një biznes me babain e Kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo.

Kryesisht tenderat e fituar nga kompanitë e Bujar alias Marsel Shega kanë fituar tendera për pastrimin në Elbasan, Berat dhe Peqin.

 

 

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEç, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.