I arrestuari si autor i vrasjes së Xhuliano Bullarit tenton të arratiset nga burgu i Peqinit

0
304

Një tentativë arratisje është parandaluar nga efektivët e burgjeve në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin. Burime nga drejtoria e burgjeve bëjnë me dije se Bledar Selmanaj, i arrestuar si autor i vrasjes së Xhuljano Bullarit, verën e këtij viti ka tentuar të arratiset.

Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar

Si ndodhi ngjarja 

Xhuliano Bullari u gjet i vrarë më 20 gusht 2021 në Babicë të Vlorës. Bledar Selmanaj është arrestuar si autor i krimit, por ai nuk ka pranuar autorësinë, duke pretenduar se ai nuk e ka qëlluar shokun e tij me armë.

Xhuljano Bullari dhe autori i dyshuar i vrajses, Bledar Selmanaj, janë njohur në ambjentet e burgut.

Ata kanë ndarë qelinë së bashku, ku Bullari vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa Bledar Selmanaj ndodhej në burg për një dënim për vjedhje të përsëritur.