I befasuar me lojën e tij, Neymar krahason yllin e PSG-së me Xavin dhe Iniestan

0
145

Ylli Brazilian i PSG-së, Neymar JR në një intervistë për Ligue 1 ka folur edhe për lojtarë të ndryshëm të “parisienëve” në veçanti.

Një nga lojtarët që Neymar vlerëson me shumë të skuadra aktuale është mesfushori italian, Marco Verratti.

Sipas tij ai është i ngjashëm me dy nga legjendat e Barcelonës si Xavi dhe Iniesta, pasi ai është befasuar me mënyrën se si luan italiani.

Gjithashtu një tjetër lojtar për të cilin braziliani foli me fjalë të mëdha ishte edhe partneri i tij në sulm, francezi Kylian Mbappe. r.t/abcnews.al