I bën pritë adoleshentes jashtë klubit të natës dhe e përdhunuan, arrestohen 2 emigrantë shqiptarë në Itali

0
82

Dy emigrantë shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë përdhunuar në grup ndaj një vajze të mitur, 16 vjeç në Siena.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane ka rezultuar se përdhunimi i të miturës ka ndodhur në një makinë jashtë një klub nate .

Dy shqiptarët kanë përfituar nga gjendja e të miturës e cila ishte alkoolizuar dhe nën efektin e drogës.

Pasi e kanë përdhunuar dhe torturuar dy shqiptarët e kanë lënë vajzën pranë shtëpisë së saj, në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve.

Pas arrestimit, dy të huajt u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit të shtëpisë, me aplikimin e byzylykut elektronik. Policët kontrolluan shtëpitë e tyre në kërkim të telefonave e rrobave të veshura natën e ngjarjes. Gjatë kontrolleve, ata gjetën dhe një lëndë narkotike në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve./abc