I bllokuar pas sulmit kibernetik të Iranit, rikthehet pas 24 orësh sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit

0
90

Është rikthyer në funksion sistemi TIMS në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ pas më shumë se 24 orësh.

Mësohet se sistemi është në funksion të plotë dhe tashmë regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve në Rinas do të bëhet përmes tij.

Më herët u rikthye sistemi TIMS edhe në pikën kufitare të Kapshticës pas sulmit kibernetik që goditi vendin tonë një ditë më parë.

Megjithatë burime bëjnë me dije se ky sistem po punon shumë ngadalë. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.