I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë/ Momenti i arrestimit nga RENEA të 46-vjeçarit Jetmir Llanaj

0
2

Forcat Speciale “RENEA” kanë arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Jetmir Llanaj, 46 vjeç, i cili kishte precedentë për vrasje dhe ishte në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve.

Arrestimi u realizua si rezultat i një operacioni të specializuar policor në mbështetje të Policisë së Lezhës dhe Komisariatit të Policisë Kurbin.

Sipas hetimeve, ai, së bashku me katër individë të tjerë (përfshirë një të arrestuar dhe tre të proceduar penalisht), formuan një grup të organizuar që vendoste gjoba për biznese, duke ushtruar presion dhe duke kërcënuar me armë për të siguruar përfitime pasurore të padrejta.

 

 

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një armë gjahu, municion luftarak dhe dy automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për veprimtarinë kriminale të shtrëngimit përmes kanosjes.

Materialet procedurale për këtë rast janë dërguar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha detajet e këtij rasti dhe për të ndëshkuar të gjithë ata të përfshirë.