Me arsyetimin që ajo të merrte një dokument pune, ai ftoi ish-gruan e tij, nga e cila po ndahej, në shtëpinë e tij. Pastaj ai mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste atë. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Valpolcevera.
Agresori sipas mediave italiane ishte një shqiptar 47-vjeçar, i fiksuar dhe xheloz pas gruas së tij, deri në atë pikë sa ajo vendosi t’i jepte duart.
Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja 41-vjeçare arriti ta qetësonte 47-vjeçarin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.
Duke arritur në Villa Scassi, pavarësisht nga prania e burrit, ajo arriti t’i bënte mjekët të kuptonin se ai ishte agresori. Ata thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë./mv. abcnews