I dashuri i tretë i Tina Pajollarit (Artion Ferraj) nuk largohet nga fshati prej 2 javësh. Mamaja e Tinës: Dhëndri më ngel këtu, po pret çupën

0
138

Artion Ferraj nga Vlora, që punon si bari në Korçë, është i fajuari dhe i dashuri i tretë i Tina Pajollarit, 18-vjeçares që me lojërat e saj doshurore fundosi 5 burra.

Artion Ferraj vijon të qëndrojë në fshat, duke pritur Tinën, e cila është arrestuar dy javë më parë si bashkëpuntore në krimin e vrasjes së Martin Çeços, i cili e donte Tinën për nuse. Çeço u mbyt me litar dhe u hodh në liqen nga Valter Mollaj, i cili kishte punësuar Tinën, duke krijuar një lidhje intime.

Artion Ferraj është i bindur se Tina është e pafajshme. Ferraj sillet prej dy javësh nëpër fshat dhe fle te shtëpia e Tinës. Me sa duket, Ferraj shpreson se Tina Pajollari do të dalë shpejt nga burgu.

Ai duket se nuk i beson ato që fliten dhe thuhen në media për të fejuarën e tij dhe ngjarjet në fshat, pasi vijon të mbajë një Fecebook të përbashkët me Tina Pajollarin.

Edhe mamaja e Tinës, Miranda Pajollari, ka pohuar se dhëndrin e ka në shtëpi.

Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. E kishte si çupën e tij. Burri e kërkon kërkon çupën. Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Dhëndri bagëtitë në fshat. Ngeli këtej dhëndri. Nuk ikën”, ka pohuar mamaja e Tinës.

7 burra të fundosur

Një telenovelë me shumë intriga, kthesa, skenarë dhe një viktimë në fshatrat e Korçës. Protagoniste është 18-vjeçarja Tina Pajollari, e cila dyshohet për një lidhje me Valter Mollajn.

Por, ndërkohë që Tina i kishte dhënë sinjale edhe Martin Çeços, i cili kërkonte ta merrte për nuse. Velter Mollaj, duke përdorur si karrem Tina Pajollarin, mori në makinë Valter Çeçon, duke e vrarë me litar në fyt në sendilen e parë të makinës. Trupin e 26-vjeçarit Martin Çeços e hodhën në liqen.

Policia arrestoi Mollajn dhe dy bashkëpunorë të tij, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Tre javë më parë, Tina u martua me shpejtësi me Artion Ferraj nga Vlora, por që punonte si bari në Korçë. Ferraj sillet nëpër fshat dhe pret që të dalë Tina nga burgu, pas arrestimit si bashkëpuntore në krim.

Në skenë doli edhe ish kunati i Tina Pajollarit,
Xhoni Potka, i cili u lakua që i kishte kërkuar Mertin Çeços 2.5 milionë lekë për ta lidhur me Tinën. Dyshohet se Potka përdorte një Facebook të Tinës, duke folur me Çeçon sikur ishte kunata e tij.

Por, edhe Xhoni Potkën e kishte braktisur gruaja, Sibora Potka (Pajollari), duke i lënë dy fëmijë të vegjël në shtëpi.

Prapaskena mëson se Sibora, motra e Tina Pajollarit, ia ka mbathur Mikel Cycllarin, i cili idhte gjithashtu i martuar. Cycllari është dënuar në vitin 2016 me 7.6 vite burg për trafik droge dhe armë pa leje.