I dehur në timon dhe me pushkë me vete, arrestohet 44-vjeçari në Malësinë e Madhe

0
151

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar i cili qëllonte  me armë zjarri me fishek në fole, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Në kuadër të operacionit “Last Trip”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, i cili pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.93 mg/l, informon policia

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë me fishek në fole, si dhe disa fishekë të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”