I dënuar me 15 vite burg për mashtrim, ekstradohet nga Suedia 36-vjeçari shqiptar

0
132

Është ekstraduar nga Suedia drejt Shqipërisë shtetasi Bledar Haroku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Policia bën me dije se 36 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.”– njofton Interpol Tirana.