I dënuar me 9 vjet burgim, policia e Elbasanit arreston 46-vjeçarin korçar që akuzohet për prostitucion (EMRI)

0
169

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi nuk ka kryer dënimin për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Bëhet fjalë për Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.