SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës. Bëhet fjalë për nëntë pasuri, përfshirë edhe dy automjete luksoze “Audi-A8”.
Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe audin luksoz të Kejvina Kthjellës.
Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar.
Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:
“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
– 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
– Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
– Një orë dore tip “Roleks”.
– Shuma prej 2750 Euro.
Kujtojmë se Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Ndërsa Arjol Halilaj, akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.
/abcnews.al/